Categories Lajme

VIDEO\ Gjiknuri prezanton kandidatët Leonard Beqiri, Anila Denaj e Niko Kuri

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri takoi banorët e Bashkisë së Delvinës ku prezantoi kandidatët për deputetë Anila Denaj, Niko Kuri dhe Leonard Beqiri. “Unë sot dua të prezantoj znj.

Anila Denaj. Qytetarët do të kenë mundësinë jo vetëm ta njohin por jam i bindur se ajo e ka treguar veten si një zonjë e cila ka ditur t’i qëndrojë punëve dhe më vjen mirë që u tha edhe nga kryetarja e bashkisë pak më parë i ka mbështetur edhe në këto kohë të vështira, me projekte të cilat edhe në kohë ku buxheti nuk ka qënë aq i shëndoshë për ato arsye që thamë. Gjithashtu, ne kemi edhe Niko Kurin, doktorin që e njihni të tërë.

Një njeri që u ka shërbyer të gjithëve në këto kohë të vështira. Një mjek humanist dhe një kandidat i PS-së por mbi të gjitha një qytetar i kësaj zone, që i di mirë hallet dhe problemet e zonës dhe jam i bindur që do ju përfaqësojë denjësisht por njëkohësisht do t’ju shërbejë edhe si mjek sepse e ka marr këtë si angazhim dhe detyra e tij kjo është. Dua të prezantoj edhe Leonard Beqirin, i cili është i 11-ti në listën e kandidatëve të Vlorës dhe ky do të jetë një përfaqësues që jam i bindur se do të bëjë punën e tij, do të njihet më shumë me ju dhe pse mos jetë ky një zë i juaj”, u shpreh Gjiknuri. 

Beqiraj, Disa vite më parë, Delvina ishte një prej zonave që përballej me mungesën e infrastukturës, problemet me ujin e pijshëm dhe një sërë problemesh të tjera për shkak se ishte harruar nga pushteti i at’hershëm.
Sot kjo zonë, falë ndryshimeve themelore, që nga investimet në infrastukturën e brendshme, sistemimi i ujësjellësit dhe deri te ndërtimi i akseve rrugore që lidhen me të, po kthehet në një prej pikave më të rëndësishme turistike në jugun e Shqipërisë . Këto janë vetëm një pjesë e investimeve që presin Delvinën dhe gjithë Shqipërinë!

Duke u ndalur tek investimet e kryera gjatë këtyre viteve në Delvinë, Gjiknuri ju referua konkretisht ujësjellësit të qytetit dhe aksit rrugor Kardhiq-Delvinë.

“Këtu, kur erdha para 5 vitesh, problemi kryesor që nxirrnin delvinjotët, ka qënë problemi i ujit të pijshëm. Në fakt, me investimin e qeverisë shqiptare, çështja e ujit të pijshëm po vihet në zgjidhje. Kjo është e vërteta dhe nuk është cështje fjalësh. Tashmë po bëhet vepër dhe jemi në përfundim të këtij procesi dhe shumë shpejt delvinjotët do të kenë ujë. Një dëshirë e kahershme dhe praktikisht ka qënë një problem shumë serioz për zonën. Kjo po bëhet realitet falë investimeve dhe premtimeve të mbajtura nga Partia Socialiste.

Gjithashtu, problemi tjetër i madh që ka qënë rruga Kardhiq-Delvinë, tenderuam pjesën më të madhe të rrugës dhe tashmë është segmenti i fundit që është tuneli i cili dhe ai brenda një viti jam i bindur që do të përfundojë. Delvina do të ketë një akses shumë më të mirë në rrjetin kombëtar të rrugëve, kjo do të bëjë që Delvina të ndryshojë shumë dhe interesi për qytetin të rritet. Natyrshëm, që ka shumë gjëra që nuk janë bërë. Ka akoma nevojë për punë dhe për këtë duhet mandati i tretë, që këto punë të mira ti cojmë deri në fund”, theksoi Gjiknuri.

Gjiknuri u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të mos shpërdorojnë votën e tyre të 25 Prillit. “Mendoj se ka shumë arsye pse ne duhet të votojmë për PS-në dhe Edi Ramën dhe mos ta hedhim votën dëm. Vërtet ky sistem zgjidhor mundëson që të votoni edhe kandidat të mundshëm por mbi të gjitha votoni PS-në, vota për PS-në bën edhe Nikon deputet, edhe Anilën, edhe mua dhe të gjithë këtë ekip. Vota për PS-në i shkon të gjithëve.

Ata i kanë dhënë provat edhe në vitin 2005 kur erdhen në pushtet. Bllokuan të gjitha projektet e Edi Ramës në qytet dhe të njejtën gjë duan të bëjnë tani, që të gjitha këto vepra të nisura në Sarandë të mos përfundojnë kështuqë ne duhet të bëjmë shumë kujdes që votën ta cojmë për PS-në dhe PS-ja të dali partia më e votuar në qarkun e Vlorës për të dhënë një mesazh, të marrim rezultatin më të thellë për qarkun e Vlorës që të gjithë ekipi të nderohet.”, vlerësoi Gjiknuri.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, njëkohësisht kandidate për deputete, shprehu bindjen për një rezultat elektoral rekord në 25 Prill.

“Unë jam e bindur që në datë 25, Delvina nuk do të zhgënjejë. Jam e bindur që Delvina e majtë nuk do të zhgënjejë por do të surprizojë. Mbështetjen ndaj Bashkisë, kryetares, e kam treguar dhe do e kem akoma më të fortë. Por mbështetjen më të madhe do ta kemi ndaj qytetarëve, problemeve dhe ankesave të tyre, ndaj zonjave delvinjote që punojnë dhe ia dalin me bizneset e tyre dhe punët e tyre të përditshme, ndaj të rinjve që takuam pak më parë dhe janë plot energji dhe dëshira të cilat jo gjithmonë mund t’i gjejnë të realizuara sepse jo të gjitha mundësitë i jep Delvina”, theksoi Denaj.

Unë, vijoi ajo, jam e bindur që në Delivnë ka akoma shumë mundësi për t’iu kthyer puna, lavdia dhe vlera ekonomike e gjithë familjeje por këtë do ta bëjmë së bashku duke përmirësuar edhe ato problematika që jane dhe nuk janë zgjidhur.

“Unë jam një person që i shkoj punëve deri në fund dhe i shkoj me mbështetjen e të gjithëve ndaj në cdo ditë me mbështetjen tuaj, votën tuaj shpresoj që t’ia dalim së bashku. Data 25 është data e parë e sfidës sonë, është një datë që nuk do të zhgënjejmë dhe unë e di që asnjë socialist delvinjot nuk do zhgenjejë por mund të surprizojë. Shumë faleminderit dhe fitore!”, këmbënguli Denaj.

Mjeku i njohur Niko Kuri garantoi qytetarët se krahas ushtrimit të detyrës së deputetit do vazhdojë të jetë pranë Spitalit të Sarandës për çdo problematikë me të cilën ndeshen qytetarët.

“Ne të gjithë jemi njohur edhe në situata të vështira. Unë në punën time si mjek jam përpjekur të jap më të mirën time edhe si mjek edhe si njeri, duke e konsideruar që të gjithë ata që janë përballë meje në një situate të caktuar se janë njerëzit e mi dhe duhet të bëjmë më të mirën për ata dhe si mjek, edhe si Niko.

Edhe unë i jam bashkuar sivjet këtij projekti të PS-së duke marrë pjesë si kandidat në listën e PS-së me besimin e plotë që meriton një mandat të tretë. Mora këtë vendim sivjet për të nderuar vec punën time si mjek të jenë të garantuara dhe keni fjalën time që do të mbështes në Spitalin e Sarandës për cfarëdolloj problemi që mund të keni”, u shpreh Kuri.

Kandidati tjetër Leonard Beqiri theksoi se rruga e Kryeministrit, rruga 8 vjeçar e e Partisë Socialiste nuk ka kthim mbrapa pasi Delvina sot ka marrë një vendimarrje shumë të rendësishme. “Tetë vite të Kryeministrit, unë i quaj vetëm katë vite punë, katër vite udhëheqje të një shtabi të një lufte, ku ne ja kemi dalë dhe po ia dalim mbanë. Sa më e fortë Partia Socialiste aq më të fortë jemi ne dhe aq më e sigurt është e ardhmja”, u shpreh Beqiri.

Kryetarja e Bashkisë së Delvinës Majlinda Qilimi vlerësoi ekipin e kandidatëve si alternativën më të mirë të garanton zhvillimin e qytetit.

“E nisi Damiani me ujësjellësin, dhe na sigurojë dhe unë dua tiu sigurojë që në fund të këtij muaji ai ujësjellës i ri do të vihet në punë, dhe ëkshtu do ti japim fund një problemi jetik pëe qytetitn tonë. Duke votuar PS-në ne do të arrijmë që të marrim ehde atë 30% e rrjetit të ujësjellësit dhe të sigurojmë kështu një zgjidhje të një problematike mjaftë jetike”, theksoi kryebashkiakja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME