Lajme

VIDEO/Greqi: Pallati i zyrave të “SYRIZA”-s në opozitë përfshihet nga flakët, 7 persona të asfiksuar

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat në Greqi, duke rrezikuar jetën e 10 banorëve, ditë ne sotme.

Sipas mediave greke, flakët kanë nisur në një punishte zdrukthëtarie që ndodhej pranë pallatit dhe më pas janë përhapur. Zjarrfikësit po punojnë për evakuimin e banorëve, teksa deri më tani raportohen rreth 7 persona të asfiksuar në gjendje të rëndë që janë ndërguar në spital.

Në këtë pallat ndodhen dhe zyrat e partisë politike greke “SYRIZA”, ndërsa nuk dihet nëse në momentin e zjarrit ka pasur persona që ndodheshin në to.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close