Categories Lajme

Video/ Grisejda Myslimi: Shëndetësia falas, mashtrim kriminal. E dëshmoi COVID. Më 25 prill Vlora voton ndryshimin, LSI

Kandidatja e LSI në Vlorë, Grisejda Myslimi shprehet se premtimi i qeverisë “Rama” për shëndetësi falas rezultoi një mashtrim. Në një video mesazh në Facebook, Myslimi shton se “kostoja tepër e lartë dhe e papërballueshme e trajtimit të COVID-19 në shumë raste rezultoi në fatalitet”.

Mesazhi i kandidates së LSI në Vlorë “Shëndetësia falas rezultoi një mashtrim kriminal! Keqqeverisja i preku deri në “kockë” shqiptarët.

Kostoja tepër e lartë dhe e papërballueshme e trajtimit të COVID-19 në shumë raste rezultoi në fatalitet. Ndërkohë që mijëra familje me të ardhura të pamjaftueshme kanë hyrë në borxhe.

Ndihma nga shteti ka qenë zero. Prandaj më 25 Prill, Vlora do të votojë ndryshimin, LSI numrin 6!

Shëndeti publik do të jetë detyra jonë parësore. Nesër në qeverisje, LSI do të përmirësojë kushtet në spitale, do luftojë korrupsionin tek mantelbardhët, do ulë çmimin e ilaçeve dhe do t’ju shërbejë me përulësi qytetarëve. Sepse për LSI prioritet është mbrojtja e shëndetit dhe jetës së çdo shqiptari. VOTO VAJZËN E VLORËS! VOTO LSI! VOTO NUMRIN ! LSI  MANDATE TË SIGURTA NË VLORË!”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME