Categories Lajme

VIDEO\ Hajdeni në Vlorë, jo vetëm për plazh, po dhe për tu qethur me muzikë

Qethja dhe trajtimi i flokëve ishte një prej atyre shërbimeve të mohuara gjatë më shumë se dy muajve të karantinës. Ndaj sot kur këto biznese u hapën, fluksi ishte i lartë.  Në Vlorë, një berber surprizon klientët ndërsa aty luan edhe muzikë. Gjysma e ambientit përdoret për berberhanë.

Në gjysmën tjetër luan muzikë! Arjan Goxha, i ndërthur dy profesionet bashkë duke dhuruar një shfaqje surprizuese par ata që në dyqanin e tij futen për herë të parë. Thotë se ka pasur prej tyre që e kanë neglizhuar qethjen për argëtimin. ”Harrojnë të qethen, duan të dëgjojnë më shumë muzikë. Preferojnë më shumë muzikën se sa të qethen.” Për herë të parë që prej pandemisë së koronavirusit në të githë vendin, këtë të hënë u hapën edhe qendrat estetike e parukeritë. Ndryshe nga shumë biznese të tjera të cilët janë në pritje të klientit të tyre të parë, për kurimin e pamjes së jashtme në Sarandë, ka pasur një interesim shumë të lartë.

Klientet e parë thonë se ishin për ndërhyrjet urgjente, ndërsa trajtimet e plota po prenotohen. ”Deri tani kanë ardhur kliente të moshuara. Më mbrapa nuk e di se di so jenë kërkesat e moshës së re.” Këto aktivitete do të lejohen të punojnë sipas një protokolli të rreptë masash kundër koronavirusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME