Një familje është çuar mëngjesin e sotëm nga gjumi dhe nuk i ka gjetur rrobat që kishte lënë në tel për tu tharë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.
Të habitur nga mungesa e rrobave ata kanë kërkuar ndihmën e kamerave të një lokali ngjitur.
Siç shikohet edhe në këtë video hajduti drejtohet qetësisht drejt banesës. Pasi merr xhupat nga teli, ai nuk harron të marrë edhe kapëset.