Lajme

VIDEO/ Historia prekëse e Anxhelës: Nëna shiste gjakun e saj që të na rriste, nuk ia fal vetes që nxora në dritë 5 fëmijë

Anxhela nuk di as shkrim, as këndim, por gjeti një mënyrë për të kontaktuar “Ka Një Mesazh Për Ty” dhe të rrëfejë historinë e saj. “E diela shqiptare” në Tv Klan kësaj here është zhvendosur jashtë studios dhe ka shkuar drejt Teatrit të Operas dhe Baletit për ta takuar. Me një qese në dorë, Ardit Gjebrea takon Anxhelën, e cila nis të tregojë se si është të mbijetosh çdo ditë me lëmoshën e njerëzve, duar që zgjaten për ca monedha apo për të rrëmuar në koshat e mbeturinave.

Ardit Gjebrea: Ti ke lindur në Korçë, apo jo? Sa fëmijë keni qenë në shtëpi?

Anxhela: Po. 8 fëmijë.

Ardit Gjebrea: Si ishte jeta jote?

Anxhela: Babi më ka vdekur kur isha 6-7 vjeçe. Mamaja detyrohej të shiste gjakun e trupit që na rriti ne 8 fëmijët, gjysmë kile gjak, dyzetmijë lekë.

Ardit Gjebrea: Të vjetra?

Anxhela: Po. Në momentin që ne u rritëm një çikë, dilnim, lypnim, lanim, pastronim.

Ardit Gjebrea: Në Korçë?

Anxhela: Po, në Korçë, në fëmijëri. Pastaj kur dilte zonja që i thoshte mamasë “hajde Moza të japësh gjak”, ne nuk arritëm ta linim më sepse arriti në një fazë ekstreme mamaja, sëmundjet filluan radhë ato gjëra.

Ardit Gjebrea: Ngaqë jepte gjak pa ndalur?

Anxhela: Po, një ditë po, një ditë jo. Pastaj u detyruam të çaja dru, ngjitesha në kat të pestë për dymijë lekë, i stivonim, që i jepnim një ndihmë nënës. Arrita në moshën 16-vjeçare, u martova që t’i jepja një ndihmë familjes.

Në moshën 18-vjeçare, Anxhela u bë nënë e një djali dhe më pas erdhën 4 fëmijë të tjerë, prej të cilëve vetëm një vajzë. Ndërkohë, jeta ishte edhe më e vështirë.

Anxhela: Burri ishte i sëmurë. Ka që në fëmijëri që vuan nga astma, qëkur ka lindur. Nga peshat e rënda iu shkëputën 4 rruaza të kurrizit dhe jam detyruar pastaj vetë burrë, vetë grua. Ata fëmijë donin të hanin, me të lypur, me plehra, me kanaçe, me të gjitha. I falënderoj të gjithë ata njerëz që kush ka pasur mundësi, me 50 lekë, me 100 lekë se për familjen time ishte shumë e madhe. Edhe për plehrat që gjeja e haja dhe akoma ashtu trajtohem përsëri

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close