Categories Lajme

VIDEO\ I kërkoi para shoferit që mos ta gjobiste, përjashtohet menjëherë nga Policia efektivi i rrugores në aksin rrugor Fier-Vajkan

Shkarkohet efektivi i policisë që shfaqet në videon e infrared.al ,duke kërkuar rryshfet. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka përjashtuar nga rradhët e policisë rrugore Hysen Metalian, i cili është shfaqur në një lajm të publikuar në infrared.al ku kërkonte ryshfet nga një prej drejtuesve të automjeteve për të mos i vendosur gjobë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Vajkan ku punonjësi i policisë, në shpërdorim të detyrës i ka kërkuar shumë monetare drejtuesit të mjetit në këmbim të mos-vendosjes së gjobës. Ndaj Hysni Metalias i cili mbante edhe postin e inspektorit, kanë nisur hetimet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Komunikata e plotë e Policisë së Shtetit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, porsa është njohur me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, ku në aksin rrugor “Fier-Vajkan”, një punonjës Policie, duke shpërdoruar detyrën, i ka kërkuar një drejtuesi mjeti lekë në këmbim të mosvendosjes së gjobës, ka miratuar përjashtimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësit të Policisë Inspektor H. M. me detyrë punonjës i Policisë Rrugore Fier.

Po në lidhje me këtë rast, ndaj punonjësit të Policisë inspektor H. M., AMP ka nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Policia e Shtetit falënderon mediat e qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën dhe inkurajon ata që të vijojnë të denoncojnë çdo tentativë të tillë, duke i siguruar për reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm

Skandali i publikuar në infrared.al Infrared.al publikoi një skandal ,i cili në ditët e festave është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues.Në videon e publikuar ,u pa me zë dhe figurë se si një efektiv policie në hyrje të qytetit të Fierit ,e kërcënon qytetarin me një gjobë të majme dhe më pas ai i kërkon lënien e “kafes” që mos të marrë gjobën.

Ngjarja është zhvilluar ditën e mërkurë në datë 21 dhjetor ,rreth orës 16 e 40 ndërkohë që qytetari që ka denoncuar pranë infrared.al se efektivi i policisë vazhdimisht ka këmbngulur që të merrte shumën prej 2000 lekësh të reja edhe pse nuk kishte shkelje ,prandaj kjo ka qënë dhe arsyeja pse dhe e ka filmuar . Infrared.al ,fton çdo qytetarë të denoncojë pranë portalit ,çdo lloj abuzimi apo shkelje që has përgjatë ditës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME