
Një ngjarje e pazakontë është filmuar në SHBA. Video e cila ka bërë xhiron e rrjetin tregon përplasjen mes një të riu dhe një të moshuari. Incidenti ka ndodhur në ashensor ku i riu filloi të kollitej përpara të moshuarit. Situata e pandemisë ka vendosur edhe rregulla të reja që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e gjithsecilit, pasi është bërë e detyrueshme që të mbahet maskë në ambiente të hapura dhe të mbyllura.
Gjendja mes personave është përkeqësuar, pasi i riu ka provokuar me sjelljen duke vazhduar t’i kollitej të moshuarit në fytyrë. Por në ashensor ishin tre persona dhe të riut që kollitej i është kërkuar të respektonte protokollin e sigurisë, gjë të cilën ai nuk e ka bërë. Madje në një moment siç shihet edhe në video ka hequr maskën dhe i kollitet drejt në fytyrë. Por sapo është hapur dera e ashensorit i moshuari duket se nuk ka mundur të përmbajë veten dhe e ka rrahur djalin.