Categories Lajme

VIDEO\ IKMT zbarkon në hotelin Fjorentin Belit në Dhërmi, familjarët përplasen me policinë, i ati: Kemi dy leje ndërtimi, shembja është tërësisht politike

Inspektorët e Mbrojtjes së Territorit kanë rrethuar hotelin e Fjorentin Belit në Himarë dhe kërkojnë ta shembin atë. Vetë pronarët dhe mbështetësit e tij kanë dalë dhe deklarojnë se nuk do të lejojnë që të shembet hoteli.

Inspektorët pretendojnë se hoteli është ngritur pa leje, ndërsa pronarët të kundërtën. Ata shprehen se janë të rregull dhe kanë të gjitha dokumentet e nevojshme.

Për të mbështetur operacionin janë të pranishëm edhe forca të shumta policore. Ky operacion vjen vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të 14 majit, të cilat në Himarë i fitoi kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Lidhur me këtë veprim kanë reaguar edhe familjarët e Fjorentin Belit, të cilët edhe janë përplasur me policinë në afërsi të ndërtimit. Kristaq Beli, i ati i tij e konsideron të motivuar politikisht shembjen e hotelit të tij në Himarë, pasi djali i tij ishte të dielën numërues votash, ditë kur dhe Fredi Beleri u zgjodh kryebahskiaku i ri në Himarë.

Gjatë fjalës së tij për Fax News, Beli thotë se urdhrin ndaj IKMT-së është dhënë nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro i cili humbi zgjedhjet. Bashkë me të, në mbrojtje të godinës kanë dalë dhe familjarët e tjerë.

I ati i Fjorentinit, Kristaq Beli: La nam Edi Rama. Unë kam qenë komunist, socialist, i kam shërbyer Spiro Kolekës këtu poshtë, le ta dëgjojë këtë, u kam shërbyer komunistëve. Por si ky sistem… Pse djali im vajti në komision me Belerin, ku është parë kjo? Çfarë shteti është ky? Me leje legalizimi në datën 16. Ku është parë të japë urdhër si diktator. Unë kam bërë transplant, kam paguar miliona lekë. Me dy leje ndërtimi, 2011 dhe tjetra 22 dhjetor 2019, ka firmosur vetë Goro që la nam në Himarë. Dhe vetë Rama e tha atje te mitingu i madh, e tha vetë ça gomari është, për Goron. Të gjithë luftën që ta merrnin Himarën me zor dhe nuk e morën. Pse djali im doli komisioner atje. S’ka bazë ligjore fare. Kanë ardhur si xhandarë. Erdhën këtu, shtyn derën dhe u futën brenda. Unë jam i sëmurë, kam bërë transplant, vetëm të vdisja. Lejen e ka firmosur në 2019 vetë Jorgo Goro sepse humbi, se djali im ishte në komision me Fredi Belerin. Ata u çmendën. E mori Edi Rama Jorgon në telefon, aty ishte djali im dhe dy deputetë të Vlorës, çfarë i ke bërë Himarës more Jorgo Goro, tha. Unë e njoh Edi Ramën, i kam shërbyer Spiro Kolekës. Por çfarë ka me ne ai? Ky i forti, Edi Rama. Unë nuk kam lëvizur fare, nuk kam emigruar fare. Në datën 16 është leja e legalizimit, në datën 17 vijnë si xhandarë për të prishur hotelin me leje. 

Sakaq edhe mediat greek kanë reaguar rreth kësaj ngjarjeje, ku edhe kanë publikuarnjë deklaratë, e cila pretendohet se është thënë nga vetë Florjan Beli.

“ Urbanistika, ushtria, policia, gjithçka ka ardhur, sepse unë kam qenë në mbështetje për numërimin e votave të Belerit për të prishur ndërtesën time. Shtëpia është e ligjshme, e licencuar dhe të gjitha. Nuk më kanë dhënë asnjë letër, asgjë, vetëm se unë mbështes BelerinKam shkuar në gjykatë në mëngjes, nuk bëjmë dot gjë, ata kanë frikë dhe gjyqtari ka frikë nga Rama, dhe tani do të hyjnë dhe do ta hedhin në erë. Kjo është Shqipëria”, tha Beli.

Kujtojmë se Beli ishte një nga numëruesit në Kudhës, zonë ku u vulos fitorja e Belerit, i cili ndodhej pas hekurave në momentin që votohej për të. Beleri u arrestua nën akuzën e shitblerjes së votave. Prokuroria pretendon se ka prova se Beleri po shpërndante 40 mijë lekë të reja për vota. Ai u vu në pranga më 12 maj, në mesnatë, teksa ndodhej në lokalin e tij në Himarë dhe ende ndodhet pas hekurave. Gjykata e ka lënë në burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME