Categories Lajme

Video\ Ja çfarë ndodhi dje në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dy vëllezër pas sherrit në Vlorë teksa kundërshtuan me dhunë efektivët. Po kështu është proceduar në gjendje të lirë vëllai tjetër, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën “Ismail Qemali”, pranë parkut “Aulona”, lëvizte një shtetas i dyshimtë, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë dhe kanë konstatuar një shtetas që kishte ngjashmëri me përshkrimin e dhënë, i cili shoqërohej edhe nga dy persona të tjerë. Në momentin që shërbimet e Policisë i kanë dhënë urdhër për të ndaluar, shtetasi A. Xh. ka kundërshtuar urdhrin e tyre.

Gjatë shoqërimit të shtetasit A. Xh. për në Komisariat, punonjësit e Policisë janë kundërshtuar me dhunë nga vëllezërit e tij, shtetasit F. Xh. dhe Xh. Xh.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të tjera, këta shtetas janë ndaluar dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetaseve Fridman Xhaferaj, 25 vjeç dhe Xhulian Xhaferaj, 29 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin Aleksander Xhaferaj, 21 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME