fbpx
Lajme

Video/Katastrofë mjedisore në pyllin e Sodës në Vlorë

Prej shumë kohësh i cilësuar si ” mushkria ” e qytetit të Vlorës, Pylli i Sodës, i kthyer në vend grumbullim mbeturinash, tashmë mund të quhet edhe një varrezë makinash.Në të përveçse mbeturinave, mbetjeve inerte, mund të gjesh edhe pjesë makinash, të hedhura aty nga serviset e makinave të cilat operojnë në qytetin e Vlorës.

Sado që shpesh herë është bërë thirrje për sensibilizim qytetar për mbrojtjen e mjedisit, mesa duket deri tani thirrja nuk eshte marrë për bazë.

Policia e Rendit, Policia Bashkiake si edhe Ndërrmarrja e Shërbimeve Publike pas njoftimit për ndotjen që i është shkaktuar mjedisit mbërritën në vendgjarje, duke u kujdesur për pastrimin e zonës në të cilën gjendjen këto mbetje por edhe duke marrë të gjitha provat përkatëse për të vendosur përpara drejtësisë përgjegjesin, përgjegjësit e mundshëm, për të cilët do të ketë kallzim dhe ndjekje penale.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button