Lajme

VIDEO\ Kreu i shoqatës së operatorëve turistik për Jugun Vasil Bedinaj në një deklarate për mediat, hodhi poshtë zërat se cmimet e akomodimit në hotele në Vlorë janë të larta

Kreu i shoqates se operatoreve turistik per Jugun Vasil Bedinaj ne nje deklarate per mediat , hodhi poshte zerat se cmimet e akomodimit ne hotele ne Vlore jane te pa aksesueshme dhe shume te larta. “Vlora paraqitet komode duke pasur parasysh se kjo krize nuk eshte vetem e Vlores por e gjithe Shqiperise. Nga kontaktet me partneret tane te huaj qe bashkepunojne me ne, eshte nje situate qe ka perfshire rajonin, arsyet i dime , lufta e Ukraines dhe rritja ne maksimum e çmimeve.

Ajo qe mund te perqendrohemi, eshte se qyteti i Vlores po afron akomodim dhe sherbim per te gjitha kategorite e turisteve dhe siç mund ta shoh cdo turis te çmimet dhe akomodimet jane sipas kategorive dhe e them me plot bindje qe ne Vlore gjen hotele me 50 euro nata, me 40 me 30 pra te gjitha kategorite e pushuesve.

E kundershtojme lajmin se ne Vlore ka hotele me 200 euro , jo ato jane suita qe nese nje turist do nje frigorifer te mbushur plot, po do ta paguaj edhe 200 edhe 250.”

Sipas Bedianaj mungesa e turisteve nuk vjen per shkak te rritjes se cmimit te akomodimit e cila eshte minimale por per shkak te rritjes se cnimit te biletave te avioneve dhe trageteve .

“Rritja ne akomodim eshte shume minimale, ajo qe po i shtrengon turistet eshte udhetimi per te ardhur drejt Vlores.

Po ta shihni biletat e avioneve jane dyfishuar ne te gjitha drejtimet. Po ta shihni porti i Vlores qe kemi linjen e Italise, nje familje me 4 persona qe te vije ne Vlore i duhen 1000 euro vetem rruga vajtje ardhje, ne rast se bileta e tragetit vitin e kaluar ka qene 60 euro kete vit eshte 100, plus makinen plus akomodimit apo sherbimeve te tjera. Pra kjo ceshtja e cmimeve nuk ka te beje me sektorin e akomodimit apo sherbimit por cmimet kane rritur rruges.

Vlora tashme i ka te gjitha kushtet per te mirepritur turistet, nje cmim 80 euro per nje hotel me kater yje ne vendeve te BE do kushtoje 400 apo 500 euro, ne po flasim per kushtet e nje turizmi masiv familjar- tha Bedinaj

“Ne kemi hotele me 40, 50 60 euro, ne ras se nje turist kerkon lluks patjeter qe do e paguaje ate edhe 80 euro. Ka edhe hotele qe kane cmim 200 euro por jane suita .

Cmimet e cadrave ne lungomare jane 5 mije leke. Ajo qe ne themi eshte qe qyteti i Vlores ka ndryshuar, ka ndryshuar sherbimi per mire, ka ndryshuar infrastruktura per mire .

Po presim turiste me shume nga qytetet e tjera po te kemi parasysh qe kriza eshte ne te gjithe Europen: Ne perfundim te deklarates per mediat kreu i operatoreve turistike per jugun tha se sa i perket nje startegjie sektori eshte ne analize te vazhdueshme “Ne qe e ushtrojme kete profesion kemi eksperiencen per te kuptuar kur rriten apo jo çmimet e per kete bejme nje analize cdo 24 ore.

Nuk ka rritje ne sektorin e akomodimit , rritja e cmimit apo portofoli i turisti fillon qe nga dera e shtepise ngado qe te niset deri sa mberrin ne Vlore. Po jane rritir me 10- 15 % cmimet e bareve apo restoranteve pasi jane rritur çmimet e lendes se pare. ”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close