Categories Lajme

Video\ “Kurjani” çon në pranga “Ushtarin”, si qëlloi me armë dhe tentoi të vriste 40 vjeçarin në Roskovec

Ushtar Stani, 59 vjeç është a rrestuar nga Policia e Fierit pasi në muajin korrik ka tentuar të v rasë një person në Roskovec. Ky shtetas ka q ëlluar me armë zjarri drejt një 40 vjeçari, i cili fatmirësisht arriti të shpëtojë, por mbeti i p lagosur. Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kurjan”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Ushtar Stani, 59 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 29.07.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “V rasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Në datën 23.07.2021, në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi U. S. ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. H., 40 vjeç, i cili mbeti i plagosur. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME