Categories Lajme

Kush janë dy të rinjtë që u gjetën të vdekur në liqenin e Çekrezës, mjeti u pa i fundosur (Emrat)

Erion Muça dhe Dorina Gjokgjinaj janë dy të rinjtë që u gjetën të pajetë në mjetin e fundosur pranë liqenit të Çekrezit në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se trupat e dy të rinjve u gjetën në mjetin e fundosur, nga polumbarët e RENEA-s, pas disa orësh kërkime.

Nuk ka ende detaje në lidhje me ngjarjen, nëse rënia e mjetit në liqen ka qenë aksidentale, apo kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

Nuk dihet ende lidhja mes të rinjve, ndërkohë që policia ka vendosur një perimetër sigurie shumë larg zonës së liqenit, ku mediat e kanë të pamundur që të shkojnë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME