
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Moldavi, ku ka marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, bashkë me liderë të tjerë të Bashkimit Evropian.
Edhe kësaj here, numri një i qeverisë shqiptare ka tërhequr vëmendjen me veprimet e tij, gjë e cila është komentuar në media.
Një gazetare ka arritur që të filmojë momentin kur Rama përqafon në një mënyrë shumë miqësore homologen e tij italiane Giorgia Meloni. Aneta Zachová e ka postuar videon në rrjetet sociale, krahas së cilës shkruan: A nuk duhet të punoj për ndonjë tabloid? Arrita të kap se si kryeministri shqiptar Edi Rama ‘ngacmon’ kryeministren italiane Giorgia Meloni.
Neměla bych náhodou pracovat pro bulvár?
Podařilo se mi zachytit, jak albánský premiér Edi Rama pomuckal italskou premiérku Giorgiu Meloni.#EPCMoldova pic.twitter.com/NuXbN8xU73
— Aneta Zachová (@AnetaZachova) June 1, 2023