
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kombinatit.
Siç shihet në foton e mësipërme, mjeti është futur në mesin e lokalit, në pjesën e jashtme, aty ku shumë qytetarë ishin duke konsumuar kafe.
Nuk raportohet për persona të lënduar, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet.
Ky aksident vjen pas atij të regjistruar dy ditë më parë ku një makinë me shpejtësi të lartë përfundoi te diga e Liqenit.