Lajme

Video/“Mami na ka lënë”, 11-vjeçarja mes lotësh: Ëndërroj të mos jetoj në këtë çadër

Një histori e trishtë është ajo e familjes Pajaziti, me dy fëmijë në mëshirë të fatit, të cilët jetojnë në një çadër të improvizuar.

Prej muajsh ata janë braktisur nga nëna e tyre dhe në jetën e tyre pllakos mjerimi, mjerimi është ulur këmbëkryq mes tyre.

Në çadrën e improvizuar ku jetojnë dy të miturit nuk ka asnjë kusht jetese, e megjithatë ata mundohen fort që të mësojnë dhe ulen përtokë që të bëjnë detyrat e shtëpisë.

Mes lotësh Liridona, 11-vjeçe, thotë:

“Nuk kam mundësi ku ti bëj detyrat e shtëpisë. Mami ka ikur, na ka lenë, shumë vështire është të jetosh këtu. Dua te kem shtëpi të bëj detyrat të ndihmoj babin, jam e mërzitur me këto kushte. I them shqiptareve të na ndihmojnë mos të jetojmë në ketë çadër.”

Në videon e publikuar nga emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët”, shihen dy fëmijët, të cilëve vetëm shkëlqimi i një pafajësie u ka mbetur në sy.

I ati i fëmijëve shprehet:

“Tani nis dëbora, fëmijët kanë ftohtë. Vetëm një dhomë dua që ata të mësojnë. Nuk di çfarë të bëj në këto kushte…”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close