Ardhja e emigrantëve për festat e fundvitit e ka rritur shumë fluksin e qarkullimit të automjeteve në rrugët kryesore të Fierit. Akset kryesore të qytetit këtë mëngjes kanë qënë nën pushtetin e mjegullës.
Automjetet që përshkojnë rrugët nga Fierit drejt qyteteve të tjera lëvizin në distancë dhe me dritat ndezur. Edhe pse janë ngritur postblloqe policie e patrulla për stabilizimin e qarkullimit, ai vijon të jetë tejet i rënduar.