Categories Lajme

VIDEO/ Mbesa e Çerçiz Topullit “shkrin” së qeshuri Berishën: Jam demokrate, nuk iu hiqem qafe kurrë!

Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha të zhvilluar në stadiumin ‘Air Albania’, iu bashkua edhe pasardhësja e Bajo dhe Çerçiz Topullit.

Në fjalën e saj, delegatja Enkelejda Muçi falënderoi ish-kryeministrin Berisha për këtë takim, ndërsa theksoi se tashmë ka ardhur koha e Partisë Demokratike.

Nuk kanë munguar notat e humorit gjatë fjalës së saj, ndërsa ka shkaktuar edhe të qeshura tek të pranishmit. Po ashtu, ajo shtoi se PD duhet të çmohet dhe ngrihet në parimet konservatore.

“Unë jam ëndërrimtare dhe kam besim. Dita dhe momenti erdhi dhe ne nuk duhet ta lëshojmë këtë gjë të bukur që po ndodh. Ndjehem vërtet e vlerësuar sot që mu dha fjala. Ndjehem  e lumtur dhe dua të ndjehem kështu për të gjitha vitet. Mbetem PD-iste dhe nuk iu hiqem qafe kurrë.

Shumë miq i kam humbur ndër vite, por shpresoj që t’i rigjej prapë. Unë jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit. Përshëndes zonjën Kokolari edhe pse nuk njihemi sepse tregoi se Gjirokastritët janë demokratë. Kam vendosur se nëse PD nuk e pranon kandidaturën time do të kandidoj si e pavarur. I kam thënë kryetarit të Bashkisë se do ta marr karrigen.

 

 

Unë gjithashtu jam mbështetëse e thekur e Trump. Më vjen keq që në PD askush nuk e mbështeti presidentin Trump dhe për këtë kam bërë debat. Shpresoj që në zgjedhjet e 2024 PD të jetë mbështetëse e Trump sepse ishte i vetmi që donte të shkatërronte lidhjet e Soros për shkatërrimin e demokracive , jo vetëm në Shqipëri.

Komunistët të vrasin me plumb, por tani të vrasin non-grata. E djathta botërore po sulmohet . Ta mbajnë PD si gjënë më të çmuar që na ka mbetur në jetë dhe ta shëndoshim me parimet konservatore sepse kjo është e vetmja mënyrë për të ardhmen e Shqipërisë dhe të rinjve që nuk duan të ikin”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME