Categories Lajme

VIDEO/ “Më jep 100 euro po deshe s*ks me mua”, Gazetari i punon ‘rrengun’ të moshuarve shqiptarë në Prishtinë: Jo janë shumë, kam gjetur me 10 euro

Gazetari shqiptar nga Kosova Gani Gërmia i veshur si femër, i ka lajthitur të moshuarit me të cilët ka bërë pazar për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Sheshi në afërsi të objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, i njohur me emrin ‘Te trekëndëshi’, është bërë vend ku vajzat që sheshin trupin e tyre dalin për të takuar klientët e tyre potencialë, të cilët në shumicën e rasteve janë persona të moshuar.

Visar Dërmaku, i njohur me emrin e tij artistik Gani Gërmia, ka bërë një ‘kamerë të fshehtë’ duke u veshur si femër për të vënë në lajthitje të moshuarit të cilët kishin dalë ‘Te trekëndëshi’ për të takuar ndonjë femër me të cilën do të mund të merreshin vesh për të shkuar në motel në këmbim të parave.

Në video Gani Gërmia i veshur si fëmër shihet teksa takon burrat e moshuar, të cilëve fillimisht u kërkon 100 euro në këmbim të seksit. Por të moshuarëve ky çmim u duket shumë i lartë, dhe kërkojnë që ‘ajo’ të shkojë me çmim më të lirë. Në bisedë e sipër, ‘klientët’ e moshuar i thonë Gani Gërmisë, se vajzat tjera shkojnë me ta për vetëm 10 euro.

Njëri prej tyre edhe fillon ta prekë me dorë Gani Gërminë, dhe i bën lutje, që të pajtohet me çmimin prej 10 euro, duke i kërkuar që të marrin një taksi dhe të nisen drejtë ndonjë moteli në Fushë Kosovë.

Sheshi afër komunës, njihet si vend, ku të moshuarit dhe vajzat që shesin trupin e tyre, takohen për t’u marrë vesh për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Fenomeni i prostitucionit, ku të moshuarit paguajnë vajza të reja, të cilat i dërgojnë nëpër motele nuk është i vogël. Ka pasur edhe raste ku të moshuarit nuk kanë mundur t’i përballojnë aktit me vajza të reja, pasi ata i ka tradhëtuar zemra, duke gjetur edhe vdekjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME