Lajme

VIDEO/ Me makina luksoze për t’i rrëmbyer pronën, disa persona shpërthejnë derën ku qëndron Limoz Dizdari

Limoz dhe Adriana Dizdari e kanë humbur betejën e tyre me shtetin për qendrën e kulturës DEA, që ngritën së bashku në zonën e Ksamilit.

Prona është shitur në ankand dhe çifti i artistëve duhet të dorëzohet pas vitesh e vitesh rezistencë ndaj burokracive e padrejtësive.

Çifti i artistëve prej kohësh po denoncojnë në mediat kërcënimet e panumërta që shkojnë në drejtimin e tyre për t’i larguar sepse trualli me gjasë do të përdoret për të ngritur një tjetër hotel, a resort në një zonë ku hotelet e resortet nuk mungojnë, por që do t’i mungojë një qendër arti, si ajo e ngritur nga njëri prej kompozitorëve më të mëdhenj shqiptarë, Limoz Dizdari dhe bashkëshortja e tij, Adriana.

Dhe pamjet e mëposhtme tregojnë se si dy makina luksoze shpëthejnë derën duke hyrë me dhunë në ambientet e qendrës së artit ku qëndrojnë Adriana dhe Limoz Dizdari. Sarandaweb

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: