Categories Lajme

VIDEO\ Mësuesi pedofil në Tepelenë abuzoi për 3 vite me 8-vjeçaren!

Më 1 dhjetor 2021, Gjykata mori vendimin e formës së prerë duke e dënuar me katër vite burg mësuesin pedofil të Tepelenës, prindërit e të miturës që u abuzua seksualisht nga 62-vjeçari Mysret Dida rrëfejnë detaje tronditëse. Emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report Tv puntatën e kësaj të premte risolli në fokus ngjarjen e rëndë që ndodhi në qershor të vitit 2018 në fshatin Luftinjë të bashkisë Memaliaj.

Mësuesi i arsimit fillor në fshatin Luftinjë u akuzua fillimisht se abuzoi seksualisht për tre vite me radhë me të miturën, që në klasën e dytë. Prindërit e të miturës nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ tregojnë sesi vajza e tyre ra në duart e një njeriu me të cilin ata shkëmbeheshin çdo mëngjes në rrugët e fshatit dhe se ai kishte kryer veprime të turpshme me 8-vjeçaren.

Ata shkojnë edhe më tej me rrëfimin shokues kur thonë se për tri vite rresht mësuesi e mbante pas mësimit, i kyçte derën duke u zhveshur vetë dhe vajzën. Një nga dëshmitarët e kësaj ngjarje të rëndë ishte shoku i bankës së të miturës. Në një nga ditët djali u kthye në klasë dhe pa mësuesin të zhveshur sëbashku me të miturën. Ky skandal u zbulua falë një telefonatë anonim, që sinjalizoi prindërit.

Detajet janë të rënda zbulohen edhe nga dosja hetimore. E mitura kishte dëshmuar para dy psikologeve dhe në prani të prokurorit të çeshtjes, si dhe janë marrë në pyetje katër nxënës të klasës asaj shkolle.

Shoku i klasës tregoi në Prokurori se ishte duke luajtur futboll dhe topi i kishte rënë tek koridoti iklasës. Aty ai ka hyrë në klasë, pasi ka gjetur derën jo të kyçur. Aty ai ka parë Mysretin llakuriq së bashku me vajzën time. Madje, nxënësi që e pa këtë skenë është dhunuar në mënyrë barbare nga ai mësues, që të mos i tregonte askujt.

Vajza me ka rrëfyer se ai i bënte shpesh këto veprime për tre vite me radhë dhe e kërcënonte me nje biçak se do ta vriste nëse do tregonte. I thoshte do të pres kokën dhe do ta hedh në pus që të mos të të gjej më njeri’’- vazhdoi rrëfimi tronditës nëna Avokati i familjes, Idajet Beqiri tregoi së më 1 dhjetor që u dha vendimi me burg nga Gjykata e Apelit, Mysreti nuk ishte i pranishëm edhe pse kishte qenë në të 60 seancat gjyqësore të mëparshme.

Ai ende nuk është arrestuar. Gjykata e Apelit Gjirokastër la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë me 4 vite heqje lirie. Unë kam frikë se ai mos arratiset, me qëllim kërkimin e ndonjë azili. Ai nuk është parë këto ditë në fshat. Por më shumë do të rëndonte veten e tij, nëse kryen këtë veprim”- foli avokati Beqiri

Ishte ora 20:00 në mbrëmje kur ra telefoni. Ishte një telefonatë anonime nga një zë burri.U shokova kur ai person mëtha sëduhet të ruaja vajzën time se mësuesi Mysreti abuzonte seksualisht. Fillimisht nuk e besova, pasi ai ishte mësues i vjetër dhe kishte opinion të mirë.Fola me burrin dhe më pas pyetëm vajzën. Ime bijë i pranoi të gjitha. M’u shemb bota para syve’-tregon nëna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME