Categories Lajme

VIDEO/ Meta kundër ndërtimit të HEC-ve mbi lumin Vjosa: Të shpallet Park Kombëtar!

Ndërsa në Lumin Vjosa janë planifikuar të ndërtohen një sërë hidrocentralesh, Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehu kundërshtinë e tij për këto ndërtime që do të shkatërronin një ndër lumenjtë e paktë të egër në Evropë.

“Lumi Vjosa është një pasuri natyrore për vendin. Ndërtimi i HEC-eve në shkallë të gjerë dhe hapësirat jo miqësore dhe armiqësore në zonat e gjelbra, s’mund të jetë në rrugë e blertë për zhvillimin e vendit.

Shkencëtarët këmbëngulin se HEC-et shkaktojnë dëme në sipërfaqet e ujërave, deri në ashpërsimin e klimës deri në ngrohjen globale. Shqetësim bën dhe cilësia e hartimit të raporteve për ndikimin në mjedis të HEC-eve. Ato shpesh përgatiten në tavolinë në mënyrë të shpejtë dhe shpesh miratohen ato që do qeveria dhe koncesionari.

Këto ditë jam vënë në dijeni për një letër të hapur nga komuniteti europian për një shqetësim për HEC-et. Çuditërisht këto kambana nuk dëgjohen. Shteti shqiptar duhet të ruajë vlerat e natyrës dhe të shëndetit të njeriut.

Do të mbështesja ndalimin e digave mbi Vjosë dhe shpalljen e saj Park Kombëtar. Çdo qëndrim kokëfortë s’do i shërbente të ardhmes së vendit dhe rrugës drejt BE-së. Çdo shqiptar duhet të shkojë në lumin Valbonë, që është për të vënë duart në kokë me atë çka është bërë”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME