Categories Lajme

VIDEO\ Mjeti del nga rruga dhe bie në kanal në aksin Levan-Tepelenë, detaje

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor të regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Tepelenë. Siç mund ta shikoni, mjeti me targa AA 046 ku udhëtonin tre personat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Të p lagosurit janë transportuar drejt spitalit për mjekim, ndërsa mësohet se njëri është në gjendje më të rëndë. Policia ka nisur hetimet për aksidentet.

Fier, Informacion paraprak Sot rreth orës 08:25, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Frakull e Madhe, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Varibob.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet, shtetasi A. S., 33 vjeç dhe shtetasja Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME