Lajme

VIDEO/ Momenti kur shqiptari përplas për vdekje 59-vjeçarin grek

Një video shokuese që tregon momentin kur një shqiptar pa patentë ka goditur një 59 vjeçar grek një javë më parë është publikuar sot.

59-vjeçari kishte ndaluar në anë të rrugës, kur shqiptari, e mori atë para, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Nga pamjet shihet se 59-vjeçari ka ndaluar për të folur i sigurt në telefon, ndërsa 26-vjeçari që vinte pas tij e përplas.

Gruaja e viktimës, e cila ishte gjithashtu në makinë mbeti e lënduar.

Sipas informacioneve, pas aksidentit tragjik 26 vjeçari shqiptar është arrestuar për vrasje nga pakujdesia.

Përplasja ka ndodhur nga dera e shoferit duke rezultuar fatale për 59-vjeçarin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close