Categories Lajme

VIDEO\ Morën 1400 euro për transportimin e 7 emigrantëve drejt Tiranës, 3 të shoqëruar

Qarku Korçë Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Ndalohet 1 shtetas i shpallur në k ërkim në kuadër të këtij operacioni, si edhe ar restohen në flagrancë 2 bashkëpunëtorët e tij, të cilët u kapën duke transportuar kundrejt fitimit, 7 emigrantë të paligjshëm.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit k riminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim M. S., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit B. D., 20 vjeç, banues në Tiranë dhe R. K., 25 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm janë kapur nga forcat e Policisë, në afërsi të fshatit Beragozhd, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Benz” dhe “Ford”, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shumës 1400 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Shtetasi M. S. ishte shpallur në kërkim policor më datë 11.10.2020, në kuadër të këtij operacioni, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME