Categories Lajme

Moti i keq ‘pushton’ Vlorën, shiu i rrëmbyeshëm përmbyt disa rrugë, lundrimi vijon i pezulluar (Video)

Mbrëmjen e sotme furtuna ka përfshirë qytetin e Vlores. Shtrëngatat e shiut dhe era e fortë kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve, duke kufizuar pamjen për shoferët.

Nga reshjet niveli i ujit në rrugë është rritur duke dalë mbi trotuare. Në pothuajse të gjithë kryqëzimet e qytetit janë krijuar radhë trafiku për shkak të kufizimit të lëvizjes.

Ndërkohë përkeqësimi i motit dhe deti me dallgë kanë sjellë pezullimin e lundrimit detar në Vlorë. Mësohet se për shkak të këtyre kushteve të motit, lundrimi do të jetë i pezulluar deri në datën 30 nëntor. Reshjet e shiut shfaqin problemet e para në rrugët e Vlorës.

Burime për Vlora News, bëjnë me dije se rrugët kryesore të Vlorës janë përmbytur. Problematike si gjithmonë janë akset që lidhin bulevardin ‘Ismail Qemali’ me rrugën ‘Transballkanike’. Më problematike prej tyre zona e ‘Albano’ dhe ‘Romina’ në zonën te Universiteti etj. Ndërkohë shiu vijon me intensitet të lartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME