Lajme

VIDEO\ Në vijim të aksionit “ Bregdeti yne “, ikmt ka mbërritur sërish në Vlorë në zonën e Plazhit të vjetër

Në vijim të aksionit “ Bregdeti yne “ , ikmt ka mbërritur sërish dje në Vlorë në zonën e Plazhit të vjetër, pylli i sodës. Aktualisht nga ikmt deri tani janë prishur rreth 30 objekte nga 40 në total që parashikon aksioni në zonën e pyllit te sodës .

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë parashikuar dy objekete për tu shembur , ndërkohë që aksioni i ikmt është mbështetur nga forcat e FNSh në raste problematikash . Aksioni është cilësuar nga qytetar si mjaft i rëndësishëm për faktin e lirimit të hapësirave publike .

Sipas qytetarëve zona e plazhit të vjetër dhe pyllit të sodës ishte zaptuar nga privatët duke penguar kështu krijimin e hapësirave publike . Deri në këto momente nuk ka patur kundërshtime nga administratorët e njësive të shërbimit përgjatë zonës të cilët janë objekt i aksionit të ikmt .

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: