Categories Lajme

VIDEO/ Nëna në Turqi mbulon me trup fëmijën gjatë tërmetit që shkundi vendin

Qytetarë të ndryshëm, kanë publikuar pamje të dhimbshme në mediat sociale, pas tërmetit që tronditi Greqinë dhe Turqinë mesditën e sotme. Ndërkohë, në një video të shpërndarë ne Instagram, shfaqen momente prekëse të një nëne që mundohet të mbulojë me trupin e saj fëmijën ndërsa banesa dridhet nga lëkundjet. Pas disa sekondash, intensiteti i lëkundjeve ulet dhe ajo arrin që ta marrë fëmijën dhe të dalë jashtë.

Dymbëdhjetë vetë humbën jetën dhe disa qindra u plagosën si pasojë e një tërmeti që goditi brigjet e Egjeut të Turqisë, tha të premten autoriteti i menaxhimit të katastrofave të vendit. Tërmeti i fortë u ndje në Greqi dhe Turqi. Presidenti Tajip Erdogan tha se Turqia është e gatshme të ndihmojë Greqinë nëse është e nevojshme, sipas zyrës së presidentit. Më herët, ministrat e jashtëm të dy vendeve biseduan në telefon dhe u shprehën se ishin të gatshëm të ndihmonin njëri-tjetrin, tha Ankaraja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME