Një aksident ka ndodhur dje në zonën e 21 Dhjetorit në kryeqytet. Një i ri është aksidentuar me motor, por për fat ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në disa pamje të siguruara nga Gazeta SHQIP shihet i riu i shtrirë në tokë, teksa merret nga ambulanca, për t’u dërguar drejt spitalit. Mes dhimbjes dhe ulërimave, ai i lutet stafit mjekësor që ta ndihmojnë.
Categories
Lajme