Categories Lajme

Video nudo e policit shqiptar një “fake news”? A e ngacmoi seksualisht Bajrakurti të miturën?

Dy ditë pas shpërndarjes në portalet online të një video intime me protagonist inspektorin e policisë së Gruemirës, Berhan Bajrakurti, policia nuk po arrin të gjejë kush qëndron pas denoncimit.
Bajrakurti po mbahet në paraburgim prej dy ditësh me akuzën e ngacmimit seksual ndaj një 15-vjeçareje. Por deri tani, askush nuk i është drejtuar policisë për të marrë përsipër akuzat dhe për të zyrtarizuar denoncimin.
Ky fakt ka shtuar dyshimet e grupit hetimor se mund të bëhet fjalë për një lajm të rremë, apo siç njihet me termin “Fake Neës”.
Deri tani, pa një person që të marrë përsiper akuzat, pretendimet e ngritura për ngacmim seksual të policit ndaj një 15-vjeçareje mbeten të pavërtetuara dhe policia do ta ketë të vështirë ta mbajë në burg atë.
Në mungesë të viktimës, videoja intime nuk e ngarkon policin me asnjë
E paqartë për hetuesit është pse denoncimi në media nuk ka shkuar më pas në dyert e policisë. Hetuesit nuk përjashtojnë që komunikimi në rrjetet sociale i Bajrakurtit të ketë qenë me persona të rritur, të cilët më pas e kanë shfrytëzuar filmimin për të dëmtuar imazhin e inspektorit të policisë, shkruan klan. penale.
Policia ka marrë deri tani në pyetje mësues, prindër dhe nxënës të shkollës së mesme të Gruemirës. Në asnjë nga dëshmitë nuk rezulton që ata të kenë patur dijeni për ngacmim të ndonjë nxënëseje. Vetë Bajrakurti i ka mohuar akuzat.
Por policia i është drejtuar edhe rrjetit Facebook për të parë se me kë ka komunikuar ai dhe kujt ia ka dërguar videon në të cilën shfaqet duke ekspozuar organet gjenitale.
Ekspertët e IT e kanë pasur të pamundur deri tani identifikimin, pasi Bajrakurti ka fshirë çdo komunikim në telefon, pas daljes së historisë në media.
Përfaqësues të portalit që publikoi videon kanë sqaruar se e kanë marrë atë nga një email anonim. Ekspres.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME