Lajme

VIDEO\ “Nuk ka asgjë serioze”/ U konfliktuan sot në Tiranë, publikohet VIDEO e dy efektivëve të “Shqiponjave”

Janë bërë publike mbrëmjen e sotme për mediat pamjet kur efektivët e “Shqiponjave” shoqërojnë dy vëllezërit ku

njeri prej tyre rezulton të jetë edhe efektiv i “Shqiponjave” në DVP Vlorë.

Fillimisht duket që dy vëllezërit ndodhen në rrethimin e brendshëm të një banesë në Laprakë.

Më tej shihet në pamjet e siguruara nga gazetari Edison Vatnikaj se forcat “Shqiponja” të Tiranës kanë konstatuar dy personat duke debatuar me njeri-tjetrin dhe në këtë moment janë afruar 3 efektivët.

Ato i kanë kërkuar që të prezantoheshin se kush ishin duke iu treguar se do ti shoqëronin në polici për verifikim.

Njëri prej tyre ka treguar se është efektiv në Vlore dhe nuk kishte asgjë serioze përveç se një bisedë.

Nga video duket momenti ku fillon edhe një përplasje e lehte fizike. Teksa po i shoqëronin nga banesa nga dale edhe familjaret e persona të cilët shpreheshin të shqetësuar.

Për këtë ngjarje AMP ka nisur hetimet për veprimet e punonjësve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close