Lajme

VIDEO/ “O ma më shpëto, po më vrasin”! Dalin pamjet e shqiptarit të dhunuar nga policët në Greqi

Një i burgosur shqiptar është dhunuar barbarisht nga katër efektivë policie, këta të fundit tashmë të arrestuar.

33-vjeçari shqiptar, i dënuar për drogë, u dhunua teksa po transferohej nga burgu i Selanikut në Athinë.

Media greke “Mega” ka publikuar foto që dëshmojnë dhunën barbare ndaj tij, ndërsa mes lotësh ka folur motra e tij.

Ajo tha se vëllain e kanë dhunuar brenda në makinë teksa transferohej, por dhe në momentin që e kanë zbritur, para syve të prindërve të tij.

“O ma më shpëto se po më vrasin”, këto ishin fjalët e tij thotë e motra.

Po ashtu sipas mediave greke, thuhet se babi i shqiptarit ka deklaruar se një efektiv policie i ka thënë se “djalin do ta marrësh në arkivol”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close