Lajme

Video/Operatorët e televizioneve goditen nga policia, po filmonin ndalimin e protestuesve

Pak pasi kishte përfunduar protesta e banorëve të Astirit, policia ka arrestuar në mënyrë të dhunshme 10 protestues, mes tyre sipas banorëve dhe një 13 vjeçar.

Po ashtu sipas raportimeve në vendgjarje janë goditur me forcë operatorët e televizioneve, pasi kanë qenë duke filmuar arrestimin e protestuesve.

Operatorët janë goditur në pjesën e këmbëve për të penguar filmimin e arrestimit të dhunshëm që policia bëri ndaj protestuesve.

Banorët e zonës së Astirit, prej 28 ditësh po protestojnë në mbrojtje të pronës së tyre, pasi në kuadër të zbatimit të projektit për ndërtimin e Unazës së Re, ndërtesat e tyre do të shemben.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close