Lajme

VIDEO/ Pak minuta shi dhe përmbyten rrugët në Lezhë

Pak minuta zgjati rrebeshi i shut mesditën e së dielës, por në Lezhë ishin të shumta rrugët që u përmbytën.

Uji vërshoi në mënyre të menjëhershme duke depërtuar në bizneset e kateve të para dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.

Situata më problematike u krijua gjatë bulevardit “Gjergj Fishta”, por edhe në zonën “11 janari” dhe lagjen “Besëlidhja”.

Niveli i ujit arriti në rreth 30 cm dhe levizja ishte mjaft e vështirë. Vetëm pas disa orësh u bë e mundur tërjeqja e ujërave.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close