fbpx
Lajme

Video/ Pallati në Izmir ndahet në dy pjesë, pamje që dëshmojnë fuqinë e tërmetit

Pasojat e tërmetit që goditi ditën e sotme Turqinë janë tepër të rënda, ku numërohen mbi 10 viktima dhe disa pallate të shembura plotësisht. Ekipet e emergjencës turke janë aktualisht duke punuar për shpëtimin e personave të cilët mund të jenë ende gjallë nën rrënoja. Një deja-vu e ngjashme me tërmetin e Durrësit të 26 nëntorit, madje dhe në disa raste godinat janë aq të ngjashme sa të duket si diçka që e ke parë dhe përjetuar njëherë.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, një pallatë është ndarë më dysh në Izmir dhe të kujton një rast thuajse identik në Durrësin e një viti më parë. Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti kishte magnitudë prej 6.9 shkallësh me një epiqendër 13 kilometra në verilindje të ishullit grek të Samos. Ndërkohë që shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi për një fuqi 7.0 shkallë të Rihterit.

Mediat turke shfaqen pamje të rrënojave të një ndërtese shumëkatëshe në Izmirin qendror, dhe njerëz që ngjiteshin në të për të arritur tek ekipet e shpëtimit. Pamjet e godinave të shkatërruara u përhapën gjerësisht në media, ku pallate të rrënuar plotësisht apo gjysëm të rrënuar ishin dëshmi e tërmetit shkatërrimtar që kishte ndodhur.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button