BotaLajme

VIDEO/ Pamje të frikshme nga tërmeti i fundit në Turqi, momenti kur ndërtesat “dridhen” nga lëkundjet

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur Turqinë, më konkretisht zonën e Hatajit pasdite e sotme.

Sipas mediave të huaja, epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në jugperëndim të Antakias, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Menjëherë pas kësaj, pasoi një tërmet i dytë me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter duke ngjallur panik tek qytetarët. Ndërkohë, janë publikuar video të tjera të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin ku ndërtesat “dridheshin” nga lëkundjet dhe madje pati dhe tre viktima.

Një reportere e CNN Turkey shpërtheu në lot gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë teksa përshkruante se çfarë po ndodhte në rrugët e Turqisë.

“Toka na rrëshqiti nën këmbë, ishte një tërmet tepër i fuqishëm. Gjithçka është me tym tani dhe më shumë ndërtesa janë shembur”, raportoi gazetarja e CNN, Türk Buse Deviren.Në tërmetin shkatërrues me magnitudë 7.8 që tronditi të njëjtën zonë më 6 shkurt, 41,000 njerëz vdiqën në Turqi dhe rreth 6,000 në Siri, dhe më shumë se një milion njerëz mbetën të pastrehë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close