
Janë shpëtuar nga një gomone dy të moshuarit që kishin mbetur në çati, pasi banesa ishte pushtuar nga uji. Burri ka thënë se nuk është lajmëruar nga asnjë për t’i treguar që të ketë kujdes.
Dy të moshuarit e kanë kaluar gjithë natën në tarracë. I moshuari tha se bashkëshortja e tij i ka pasur këmbët nën ujë gjithë natën.
Kujtojmë se situata është përkeqësuar në Jug të vendit. Dalja nga shtrati e Lumit Vjosa ka përmbytur shumë banesa.