Categories Lajme

Video\ “Parku Rinia” kthehet sërish në “kënetë” pas reshjeve të shiut

Shiu pa pushim e kanë rikthyer edhe një herë brenda pak ditësh pamjen e një Venecia të vogël. Në park u investuan plot një miliard lekë nga bashkia e Tiranës por hapësirat mes kodrave të e krijuara në këtë park kthehen më pellgje të mbushura me ujë, sa herë bie shi. Një pamje aspak e këndshme për qytetarët e Tiranës të cilët nuk e shihnin asnjëherë parkun me pellgje uji para investimit me fondin miliardë lekë.

Para pothuajse një viti bashkia hapi tenderin me objekt “Rehabilitimin e parkut Rinia” me vlerë 78.705.775 leke pa TVSH. Me gjithë vlerën e TVSH ky prokurim i fituar nga kompania Agikons arrin vlerën e një miliard lekëve. Me përjashtim që në këtë park u shtuan disa kodrina me dhe, si edhe disa lodra për fëmijë, nuk dihet se çfarë ka kushtuar kaq shumë sa për të plotësuar vlerën një miliard lekë. Dhe dyshimet shtohen kur sheh se kush është rezultati përfundimtar. Skandali u bë edhe më i madh, kur u konstatua se punën që duhet të kryente kompania Agikons si fituese e këtij tenderi, në fakt e kryenin punonjësit e ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit të bashkisë së Tiranës, vetëm për një qëllim që të arrinte të hapet në një qershor.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot merrni çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike…

LEXO ME SHUME