Categories Lajme

VIDEO\ Pastrohet Sazani/ Sot i hapur për pushues vendas dhe të huaj

Ishulli i Sazanit ishte sot në vëmendjen e të gjithëve. Përfaqësues të ministrive të turizmit dhe asaj të mbrojtjes , përfaqësues të administratës së zonave të mbrojtura si dhe një grup të rinjsh kanë marrë pjesë këtë të enjte në pastrimin e territorit të ishullit të Sazanit, Edhe pse pak kohë më parë si pylli i sodës dhe ishulli i Sazanit është pastruar dhe nga kryetari i bashkisë Dritan Leli,  deri dje tabu,ndërsa sot i hapur për pushues vendas dhe të huaj.

Të pranishëm ishin ministri i turizmit Blendi Klosi,deputeti i Vlorës Damian Gjiknuri,prefekti i qarkut Flamur Mamaj si dhe nr 2 i bashkisë së Vlorës, Aulona Veizaj.

Për mediat deputeti Gjiknuri ka vlerësuar angazhimin e sotëm të dy ministrive ,ndërsa ministri Klosi sipas tij gjithnjë është një kontribuues i zhvillimit të turizmit në Vlorë.

“Elementi bazë për shumë turistët dhe në Sazan ka qenë se si të jetë ambienti i pastër, kështu që secili nga ne duhet të japë kontributin e tij dhe kjo e mirëpritur dhe pres që institucionet lokale të bëjnë më shumë në këtë drejtim, sepse duhet menduar për një plan menaxhimi në këtë pikëpamje, sepse ishulli është pjesë e Bashkisë së Vlorës dhe e lidhjes së turizmit të Bashkisë prandaj meritohet më shumë vëmendje”, tha Gjiknuri.

Sipas ministrit Klosi aksioni i pastrimit në Sazan në kuadër të promovimit të këtij destinacioni turistik,por edhe për të sensibilizuar operatorët turistikë të cilët sipas Klosit duhet jo vetëm të sjellin turistë por dhe të kujdesen për këtë territor. Kjo është një ditë promovuese ka vijuar ministri i turizmit Klosi por dhe kujtesë për pushtetin lokal si dhe kompanitë për të mbajt të pastër mjedisin.

Hapja e kufijve,ka vijuar Klosi do të rikthejë edhe në këtë zonë turistët ndërsa nga ndarja e stacioneve të plazheve pushteti lokal do gjenerojë të ardhura .

Klosi u ndal dhe tek ai që e quajti shqetësim për sezonin. Licensimi i turizmit detar dhe ligji fleksibël është në favor të operatorëve ,ndërsa duhen shmangur sipas tij momentet e vështira që krijohen nga mos rakordimi i institucioneve për kontrollin ndaj operatorëve .Pikërisht licensimi është zgjidhja e problematikës ,ka shtuar Klosi duke theksuar se pastrimi është dhe duhet të jetë kryefjala e sezonit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME