Categories Lajme

VIDEO\ Përfshihet nga flakët banesa në Patos, shpëtojnë fatmirësisht burrë e grua

Një banesë është përfshirë nga flakët në orën 4:30 të mëngjesit të kësaj të diele në fshatin Kuqar të bashkisë Patos. Për pasojë është djegur depoja ku mbahesin sende pune shtëpiake dhe një makinë.

”Sot rreth orës 04:30, në fshatin Kuqar, Patos, pranë banesës së shtetasit I. Rr., ka rënë zjarr dhe është djegur depoja ku mbante sende pune shtëpiake dhe makina e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. Mësohet se banesa ishte e shtetasit Irfan Rrapaj dhe jetonte me bashkëshorten e tij. Kunata e tij Mjaftime Rrapaj ka thënë se ishin në gjumë në momentin që ra zjarri dhe se kanë dalë nga banesa në momentin kur shpërtheu makina. Dëmet janë të konsiderueshme.

”Bëri zhurmë makina që plasi. Fëmijët Irfani i ka në kurbet. Ishim në banesë në gjumë. Kur pamë flakët dolë. Nuk jap dot shpjegim si ka ndodhur zjarri”, tha ajo. E pyetur nëse një i afërm i tyre mund të kishte gisht në lidhje me ngjarjen ajo u shpreh se nuk e besonte një gjë të tillë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe shkakun e rënies së zjarrit.ORANEWS

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME