Lajme

VIDEO\ Përplaset 15-vjeçari në superstradën Lezhë-Laç

Një këmbësor ka mbetur i plagosur rëndë, pasi u përplas nga një automjet në superstradën Lezhë-Laç.Aksidenti ndodhi paraditen e së premtes në afërsi të kryqëzimit të Rriles, ndërsa 15-vjeçari i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Lezhë/Informacion paraprak Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, mjeti tip “Volkswagen ” me drejtues shtetasin Ç.M.,56 vjeç, banues në Lezhë ka përplasur këmbësorin P.K.,15 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë. Drejtuesi i mjetit shtetasi Ç.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: