Lajme

VIDEO/ Plas humori gjatë audiencës së Papës. 6-vjeçari ngjitet në skenë duke marrë vëmendjen e të gjithëve

Një djalë 6-vjeçar u ngjit në skenë gjatë audiencës së përgjithshme të Papa Franceskut në Vatikan ditën e djeshme.

Ndërkohë që Ati i Shenjtë qëndronte i ulur, djali ka ngjitur shkallët i afrohet fillimisht gardistit stoik zviceran duke e prakur tek duart që i mbante të palëvizura si për të vërtetuar në është njëri prej vërteti apo jo.

Pas kësaj, djali rrotullohet nëpër skenë përreth karrigës së Papës pa e vrarë mendjen se sjellja e tij kishte tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Pak më vonë në video shfaqet një zonjë e cila tenton t’a marrë fëmijën por ky i fundit nuk i bindet kështu që ajo rikthehet në vendin e saj.

Djalit pas pak çastesh i është bashkuar edhe një vajzë në dukje më e vogël se sa ai në moshë.

Ndiqni videon më poshtë:

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close