
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
“Ti qepje për nuset e Enver Hoxhës! Familje spiunësh keni qenë!”, burri ‘vulos’ debatin
Ndarja dhe paratë vijojnë të mbeten kërkesa e Adriatikur ndaj Margaritës në “Shihemi në Gjyq”. Ai thotë se ka punuar me vite të tëra, ka kaluar një sëmundje të rëndë dhe tani ka ardhur momenti që paratë që Margarita ka marrë nga pasuritë e tyre t’i kthehen.
Debati mes tyre përshkallëzon dhe nisin t’i përmendin njëri-tjetrit detaje të së shkuarës, të cilat çudisin studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Adriatik: Duke marrë parasysh se çfarë sakrifice kam bërë unë për ju, llogarite…
Margarita: Ou! Mua do më fuste Enver Hoxha në agjitacion-propagandëqë qepja deri në 2 të natës dhe i shitja të nesërmen. Për të ngrënë ti, për të ngrënë familja jote, goca jonë…
Adriatik: Nuk të futi se ti qepje për nuset e Enver Hoxhës!
Margarita: Unë jam kështu… unë i bie dajres!
Adriatik: Atyre të lagjes s’ua mbante se shoku im që qepte pantallona, e futën në burg atëherë. Ty nuk të futën se qepje për familjen e Enver Hoxhës. Familje spiunësh keni qenë! Vëllai jot spiun ishte prandaj e çuan në Kinë!
Margarita: Tani e vulose! Për çfarë kemi ardhur, për qepë kemi ardhur, domate nxjerr!
Adriatik: Mos u largo nga muhabeti,më kthe lekët mbrapsht mua, gjithsecili në punë të vet! Mos më luj teatër mua! Kush ke qenë ti e kush kam qenë unë nuk ka rëndësi fare! Rëndësi është fakti që unë kam ngelur me rrobat e trupit!
Burri s’heq dorë nga 50 milionë Lekët, gruaja: Do të shtyp ca 50-she false!
Paratë që Adriatiku kërkon në “Shihemi në Gjyq” nga gruaja e tij, Margarita vijnë nga disa pasuri. Ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani shpjegon se Margarita gëzon një të tretën nga një e treta e pasurisë nga prindërit e saj.
Gjithashtu çifti ka patur një banesë që e kanë dhënë me qira, por këto para nuk i kanë marrë kurrë sepse i kanë kaluar vëllait të Margaritës. Totali që Adriatiku pretendon është 50 milionë Lekë.
Adriatik: Unë dua lekët mbrapsht për ta qetësuar veten time se kam punuar kaq vjet.
Margarita: Do ta rrah!
Adriatik: Jam edhe me probleme, e di shumë mirë!
Margarita: Dëgjo këtu!
Adriatik: Se Zoti donte të më shpëtonte për të mësuar të vërtetën!
Margarita: Të shpëtoi pra, kush të shpëtoi, laraska që ke në shtëpi të shpëtoi! Kush të shpëtoi re? nuk i çova lekët për rroba, për marka, për gjëra! M’i palos lekët si llokume!
Adriatiku vijon të këmbëngulë, ndërsa Margarita i ofron një ‘zgjidhje’ për paratë që kërkon.
Adriatik: Derisa të shkoj në varr, juve pa më kthyer lekët mbrapsht, nuk keni punë me mua!
Margarita: Uh! Ciao Katerina! Do t’i bëjmë, 50-she false, do t’i shtyp unë të gjitha, do t’i blej në Greqi e do t’i jap. 100-she.
Adriatik: Nuk dua gjithë pasurinë. Shitni çfarë keni!
“Po e kapa, i qis sytë”, Adriatiku kërkon ndarjen dhe paratë: Po s’mi dhe, dal satelit jashtë globit!
50 milionë Lekë është shuma që i kërkon Adriatiku bashkëshortes së tij në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Margarita i thotë se situata midis tyre nuk mund të arrinte deri në këtë pikë sepse paratë nuk kanë vlerë. Ndërkohë, Adriatiku ia kthen se dëshiron të ndahet edhe pse bashkë kanë 50 vite martesë dhe 2 vajza.
Eni Çobani: Margarita, ai do të ndahet tani. ju si…
Margarita: Qyqa! Ku do gjejë më të bukur se mua ai mi? Po lëre ç’i thotë mendja. E di ai që unë po e kapa i qis sytë. Ky kërkon lekët, ka vite që thotë kështu, shkojmë e vijmë, janë kaq, janë kaq, por edhe unë jetoj në atë shtëpi, nuk jetoj në atë shtëpi?
Adriatik: Tani kur arritën që u zbuluan gjërat, asnjëherë s’më ka thënë që nuk ka ngelur asnjë lek.
Margarita: E kam mbajtur si pëllumb mi, ça do mi zagari, ka ardhur këtu të më diskreditojë! E kam mbajtur si pëllumb, ku ta mbajnë gratë laj, shpëlaj, veshur. Unë kam punuar si kalë zonja Eni, shisja rroba banjo, qepja në Tiranë, nuk kam pasur nevojë për lek.
Adriatik: Zonja Eni më ka mbajtur si pëllumb kjo me 3000 Euro në muaj që fitoja unë në Greqi, që më thoshin kudo që shkoja, sa do?
Margarita: Qyqa! Më bëri rezil!
Adriatik: Nuk të kam bërë rezil fare! Të dalësh në gjyq nuk është rezil, është kulturë. Ta shohin të gjithë njerëzit dhe ata që na shohin nga shtëpia, për të dalë në gjyq është kulturë! Shprehi ndjenjat, ecën vendi përpara, ecën demokracia përpara, çlirohen njerëzit, femrat, burrat…
Margarita: Bravo! Ti të jesh mirë, e qite dufin? Mirë e bëre!
Adriatiku përmend dashurinë mes tyre, por më pas i kthehet temës së parave.
Adriatik: Tani mos më ik nga muhabeti! Unë dua të më japësh pasurinë time!
Margarita: Qyqa, çfarë të të jap, lakra? Të t’i japë Mimoza që ha magazinat! Çfarë thua more?
Adriatik: Në qoftë se s’i jep, unë dal satelit, jashtë globit. Nuk kam punë me ty!
Margarita: Qyqa, dashke të shkosh jashtë globit! Të luajti mendja? Do të ikësh nga shtëpia, ik, s’kam nevojë unë! 50 vjet!
“Shko te katunarja nga Momli se po e gjeta do ta bëj paidhaqe!”, Margarita aludon për tradhti
Debati në “Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan midis bashkëshortëve Adriatik dhe Margarita zhvillohet për një shumë parash. Fjalën e merr Margarita dhe shpjegon se babai i saj ka lënë një pasuri, por ajo ende nuk e ka përfituar pjesën e saj.
68-vjeçarja është e mendimit se çifti nuk duhet të kishte arritur në këtë pikë, ndërsa Adriatiku vijon të thotë se do largohet nga shtëpia. Në këtë moment, Margarita ngre disa akuza tradhtie.
Margarita: Për mua të marrë leckat, të ikë në shtëpi të vet. Unë do ta fitoj 1/3 time, do t’ia jap lekët.
Eni Çobani: Po ai thotë që do ndahem nga Margarita.
Margarita: Që sot e tutje s’është me mua ai zagari. Ai do jetë me katunaren që ka parë nga Momli se Margarita u plak, u bë 50 vjeçe, Eni. Athinë-Tiranë, Athinë-Tiranë e kam bërë për 6 muaj. Tani si mund ta gjejmë ne, duke i rënë pianos? Çfarë kërkon ky tani?
Adriatik: Është lodhur shumë Margarita nga Ahtina në Tiranë duke shkuar e duke ardhur. Një vit që unë isha i vdekur në spital, bëja kimioterapi, Margarita gjithë paret e mia u zhdukën. Si u zhdukën këto?
Margarita: Unë sa të vdes e sa të rroj, edhe 2 vjet bëj 70 vjeçe, shtëpinë e babës unë e dua, do ta kërkoj. Edhe po s’e mora do ma sjellë në dhe! Leku që kërkon ti nuk ka vlerë. Kërkon 1/3, të dy vajzat janë kopile, është vetëm nusja në shtëpi dhe vëllai. Mbaroi! Shko te katunarja se unë po e gjeta katunaren do ta bëj paidhaqe.
Ardit Gjebrea: Kë the do bësh paidhaqe?
Margarita: Dashnoren e atij. Katunaren e Momlit se unë u plaka, e ka marrë të re.
Adriatik: Janë fantazira!
“U sëmura me kancer dhe s’kisha para të kurohesha”, 75-vjeçari: Do iki nga shtëpia!
Adriatiku është një bashkëshort që ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” gruan e tij, Margaritën. Në insertin prezantues të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ai kërkon disa para dhe thotë se do të largohet nga shtëpia.
Adriatik: Nuk e di se çfarë do bëj. Ose do më kthehen lekët që kam harxhuar 50 vjet, gjithë pasurinë time dhe lekët e shtëpisë, lekët e pensioneve, kam ngelur vetëm me rrobat e trupit. Unë besoj që këtej e tutje do iki nga shtëpia. Nuk do hajë më bukë me mua.
Pasi hyn në studio, Adriatiku thotë shkurtimisht se ka punuar për shum vite, por kur u sëmur nga kanceri nuk kishte para për t’u kuruar.
Adriatik: Kam ardhur për një çështje personale dhe familjare shumë të rëndësishme. Në kohën që kam punuar, rreth 50 vjet edhe më shumë edhe 25 vjet në Greqi nga 20 orë në ditë, i bie 80 vjet punë. Jam 75 vjeç dhe u sëmura nga një sëmundje shumë e rëndë, me kancer dhe nuk kisha lekë të kurohesha./tvklan.al