Categories Lajme

VIDEO\ Policia e Dibrës vë në pranga 4 persona (Emrat)

DVP Dibër, Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Liqeni i Zi” i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër dhe Komisariati i Policisë Bulqizë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur me 20 nëntor 2020, ku dy grupe personash qëlluan me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit. Ekzekutohen 3 masa sigurie “Arrest në burg”, dhe 1 masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, si rezultat i një pune hetimore të pandërprerë dhe vijimit të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2020 kundër personit, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Liqeni i Zi”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë dhe arrestimi i shtetasve:

Shaqir Tollja, 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)

Erlind Tollja, 25 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)
Aleksander Algeri, 34 vjeç, banues në Tiranë, (me mase sigurie arrest në burg, aktualisht ndodhet i ndaluar për një tjetër vepër penale në burgun 313 Tiranë).
Loraldo Lika, 29 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në shtëpi).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, informacionet e marra në rrugë operative dhe provave ligjore(shkencore) të siguruara, është arritur të dokumentohet ngjarja e ndodhur në datën 20 nëntor 2020, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë , ku për shkak të një konflikti të mëparshëm për motive pronësie, shtetasit Sh. T. dhe E. T., duke udhëtuar me automjetin e tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që udhëtonin shtetasit B. S.(Z), dhe A. A., të cilët u janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje është përfshirë dhe shtetasi L. L., i cili ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e cila ka caktuar masat e sigurimit të arrestit për këto shtetas si të dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “ Mbatje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME