Categories Lajme

VIDEO\ Policia nxjerr shifrat: 344 shoferë të arrestuar

Policia Rrugore ka bërë një bilanc lidhur me aksionet e zhvilluara në rrugët e vendit për muajin korrik. Sipas të dhënave përgjatë muajit korrik janë arrestuar në flagrancë 344 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 184 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 160 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Po ashtu gjatë muajit korrik janë pezulluar 1799 leje drejtimi, nga të cilat 1123 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 424 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 252 për qarkullim në sens të kundërt etj.

NJOFTIMI Shpejtësi deri në trefish mbi normën e lejuar, drejtim mjeti në gjendje të dehur, gara shpejtësie, shkelje semafori, përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, parakalime të rrezikshme e manovra me pasoja në rrugë, mospërdorim i rripit të sigurimit dhe i kaskës mbrojtëse janë evidentuar gjatë muajit që lamë pas.

Përgjatë muajit korrik janë arrestuar në flagrancë 344 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 184 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 160 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 1799 leje drejtimi, nga të cilat 1123 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 424 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 252 për qarkullim në sens të kundërt etj. Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 46049 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:

8146 për parakalime të gabuara, 5193 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 5809 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 7702 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë dhe 4545 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

10456 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të këmbësorëve.

Nga Policia Rrugore e Tiranës, falë edhe denoncimeve të drejtuesve të automjeteve që qëndrojnë në radhë, janë ndëshkuar me masë administrative 3697 drejtues mjetesh, për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës, si dhe 501 drejtues të tjerë mjetesh, për shkelje të semaforit.

Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike dhe anasjelltas kanë fluks të shtuar, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të qarkullojnë brenda shpejtësisë së lejuar, të mos kryejnë parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse dhe të respektojnë radhën në raste kur ka ngadalësim të qarkullimit për shkak të fluksit të madh të automjeteve.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep, se kudo ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional. #MosUbejStatistike #RregullKujdesDurimDestinacion #NeJemiAtyPerSigurineTuaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME