Categories Lajme

VIDEO\ Policia rrugore e Vlorës “më dorë të hekurt” ndaj shoferëve/ Qindra gjoba dhe patenta të pezulluara

DVP Vlorë, Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 4 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, janë pezulluar 54 leje drejtimi, nga të cilat: 13 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 38 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 3 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 1185 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

– 467 masa për tejkalim shpejtësie;

– 56 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

– 16 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

– 26 masa për përdorimin e aparatit celular;

– 92 masa për parakalime të gabuara;

– 134masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

– 9masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

– 385 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës falenderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME