Lajme

VIdeo/ Polumbarët shqiptarë dhe amerikanët zhyten në gjirin e Dukatit për anijen e mbytur

Polumbarët amerikanë dhe ata shqiptarë janë zhytur ditën e sotme në thellësinë e tabanit detar në Gjirin e Dukatit pranë anijes spitalore “PO” e mbytur gjatë luftës së dytë botërore. Pamjet janë publikuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.  Ai thotë se pjesa e përparme e anijes ndodhet 16 metra në thellësi ndërsa pjesa e pasme ndodhet 37 metra thellësi.

“Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21” polumbarët amerikanë dhe shqiptarë u zhytën në thellësinë e tabanit detar në Gjirin e Dukatit ku ndodhet anija spitalore “PO” e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bashi (pjesa e përparme e anijes) ndodhet në 16 metra thellësi, ndërsa kiçi (pjesa e pasme) në 37 metra thellësi”, shkruan Peleshi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: