BotaLajme

Video prekëse/ Ukrainë: Infermierja humbi këmbët nga shpërthimi i minës, martohet në spital. Kërcimi i parë me bashkëshortin

Një infermiere ukrainase, e cila humbi këmbët e saj në një shpërthim mine tokësore, ndau videon e kërcimit të parë me burrin e saj pasi u martua në spital.

Dhëndri, Victor mban gruan Oksana në krahët e tij ndëqrsa kërcejnë  në repartin e spitalit në qytetin perëndimor të Lviv.

Momenti është fokusuar në kamera nga një vullnetar në spital. Infermierja 23-vjeçare nga qyteti lindor i Lysychansk humbi këmbët më 27 mars ndërsa ajo dhe Victor po ktheheshin në shtëpi tha Shoqata Mjekësore e Lviv. Ajo u kthye për të paralajmëruar të shoqin për rrezikun, disa sekonda përpara se një minë të shpërthente poshtë këmbëve të saj. Ai nuk u lëndua, por Oksana humbi këmbët dhe katër gishtat në dorën e majtë.

“Ne Jete gjerat nuk duhet të shtyhen”

Oksana bëri katër operacione përpara se të evakuohej në Dnipro, ku plagët e saj u shëruan dhe u përgatitën proteza për gjymtyrët e saj.

Një javë më parë çifti, i cili ka dy fëmijë, mbërriti në Lviv me trenin e evakuimit.

“Ne jete gjerat nuk duhet të shtyhen për më vonë, thonë Oksana dhe Victor, të cilët kishin gjashtë vjet së bashku e nuk kishin gjetur kohë për martesë,” tha shoqata.

Kështu blenë unazën e martesës në Lviv, i gjetën Oksanës një fustan të bardhë, dhe një tortë e pjekur nga vullnetarët. Festimi i dasmës u bë në repartin e qendrës së kirurgjisë.

Oksana tani po përgatitet të udhëtojë në Gjermani me burrin e saj për trajtim të mëtejshëm, tha organizata për Sky News.

Dyshja nuk janë çifti i parë që lidh martesën në mes të luftës.

Në fillim të marsit, një çift ukrainas, i cili kishte 22 vite së bashku, vendosi të zyrtarizonte lidhjen e tyre duke u martuar në vijën e mbrojtjes pranë Kievit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close