Categories Lajme

VIDEO/ Protestë në Tiranë: Edi Rama s’kam me ta fal kurrë…!

Banorë dhe pronarë të bizneseve u mblodhën sot tek Unaza e Re në një protestë kundër vendimit të qeverisë për zgjerimin e rrugës dhe shembjen e një sërë objektesh. Protesta e sotme ishe në formë sensibilizmi që të dëgjohet zëri i tyre, pasi siç u shprehën, projekti ka nisur të zbatohet pa asnjë lloj konsultimi paraprak.

Banorët thanë për se përpara 3 ditësh u kanë shkuar punonjës të ARRSH (Autoriteti Rrugor) dhe iu kanë thënë se brenda 10 ditësh duhet të lironi banesat pasi do të nisen shembjet.

Të revoltuar ata shprehen se projekti ka ndryshuar duke bërë që përpos autostradës nga Pallati me Shigjeta tek Dogana, të ndërtohet edhe një rrugë dytësore paralele. Ata thanë se janë 270 objekte që janë njoftuar se do të shemben.

Unaza e Re është një rrugë e njohur tregtare ku prej 3 dekadash zhvillojnë veprimtarinë biznese në fushën e ndërtimit e të hidrosanitareve.

Gëzim Sadikaj në një prononcim për media u shpreh i revoltuar ndaj Kryeministrit Rama, duke kaluar edhe në kërcenim ndaj tij. Ai tha se i ka dokumentet për objektin dhe ka paguar taksa e tatime në shtet prej disa vitesh.

Ai i drejtohet drejtpërdrejt Kryeministrit Edi Rama të rishikohet projekti

Ndërsa një tjetër banorë thotë se në godinën që do shembet jetojnë 3 kurora, ndaj kërkon dëmshpërblim nga qeveria e bashkia. /Opinion.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME